Ndërhyrja delikate në tru me pacientin zgjuar, realizohet me sukses nga ekipi i Neurokirurgjisë

15

Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin zgjuar, nga ato operacione që kryhen në klinikat më të mira europiane, është realizuar me sukses nga ekipi i Neurokirurgjisë në QSUT, duke i shpëtuar jetën të riut 24-vjeçar.

Mjekët zbuluan tumorin në trurin e të riut pak vite më parë, por ndërhyrjen vendosën ta kryejnë së fundmi.

Në videon e publikuar, shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë Artur Xhumari shpjegon se tumori ishte në një zonë të rëndësishme për funksionimin e fytyrës.

Pasi tumori vazhdoi të rritej, mjekët u detyruan të kryenin ndërhyrjen nëpërmjet kirurgjisë zgjuar duke marrë parasysh dhe rreziqet që vinin për 24 vjeçarin.