Ndërhyrja kirurgjikale tejet sfiduese në QSUT i dha jetë të dytë 62-vjeçarit

44

Mjeku anestezist Ervin Bejko sqaroi procedurat e ndjekura ndërsa tha se koordinimi dhe emergjenca në reagim ishte thelbësore.

Mjekja kirurge Marsela Sopiqoti e cilësoi këtë një ndërhyrje madhore. “Dita-ditës është ndjekur ecuria postoperatore e pacientit e cila është stabilizuar”, tha ajo.

Mjeku kirurg Sokol Xhepa u shpreh se ky rast përfaqëson koordinimin e dy gjërave që ecin në drejtim të kundërt.

“E para është gjendja shumë e rëndë e pacientit në ardhje që lidhet me diagnozën e tij që nënkupton një çarje brenda murit të barkut të aneurizmës të aortës abdominale. Një humbje masive të gjakut dhe rëndim akut të gjendjes së pacientit. Në terma mjekësore quhet urgjencë katastrofike për sa i përket jetës së njeriut”, tha ai.

Sipas mjekut Xhepa, drejtimi tjetër pozitiv ishte një reagim i jashtëzakonshëm i gjithë strukturave të urgjencës së QSUT-së, shërbimit të Urgjencës, Radiologjisë. Anestezi-Reanimacionit dhe Kirurgjisë Vaskulare që realizoi ndërhyrjen. Nëse nuk do ishte shpejtësia e gjithë strukturave përkatëse ky rast nuk do të kishte sukses”, tha ai.

Familjarët vlerësuan po ashtu reagimin në kohë rekord, që sipas tyre shpëtoi jetën e 62-vjeçarit.

/ata.gov.al