Ndërhyrje kirurgjikale me laparoskopi në spitalin e Dibrës

1

Në spitalin e Dibrës është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale me laparoskopi për heqjen e një mase ovariale, falë bashkëpunimit të ekipeve të Gjinekologjisë dhe Kirurgjisë.

Mjekët e rinj specialistë në spitalin e Dibrës dhe investimi me aparatura mjekësore, po i garantojnë banorëve të kësaj zone ndërhyrje kirurgjikale të standardeve më të mira, afër vendbanimit.

Falënderohet puna e mjekëve obstetër-gjinekolog, Dr. Radomir Dishi, si dhe Dr. Gazmend Xhembulla, Dr. Spiro Leçka, Dr. Riza Matoshi dhe infermieret Besa Saraçi, Flora Dumani, Kadrie Tomja.

Me rritjen e pagave të miratuar sot, mjekët specialistë do të paguhen me 50 mijë lekë më shumë në muaj.

/ata.gov.al