Ndërhyrje në aksin rrugor ‘Berat-Drobonik’, FSHZH informon mbi detajet e projektit

36

Fondi shqiptar i Zhvillimit ka bërë me dije se aksi rrugor “Berat-Drobonik” që të çon në fshatin e qershive, po i nënshtrohet përmirësimit të shtresave rrugore.

Sipas njoftimit ndërhyrja fillon në fund të Lagjes Goricë të qytetit Berat dhe përfundon në qendër të fshatit Drobonik dhe se aktualisht ka përfunduar hedhja e shtresës së binderit dhe po punohet me sistemimin e bankinave.

Sipas FSHZH ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit dhe se fermerët tashmë me anë të këtij investimi mund të nxjerrin më shpejt në treg ullinjtë dhe qershitë e famshme të Drobonikut.

“Ky investim e sjell Drobonikun më afër vëmendjes së vizitorëve vendas dhe të huaj.”