Nderohen kolosët e kinematografisë shqiptare

245

Sandër Prosi, Kadri Roshi Violeta Manushi, Ndrek Luca vazhdojnë të jetojnë nëpërmjet frymëzimit që i kanë dhënë dhe i japin artistëve e të tjerëve.

Pas vdekjes, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i dekoron këta kolosë me medaljen më të lartë ”Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Ndërsa mes të gjallësh këtë dekoratë e morën po ashtu Margarita Xhepa, Robert Ndrenika e Tinka Kurti.

Në një ceremoni në Institucionin e Presidencës, mes familjarësh, kolegësh e miqsh Presidenti zgjodhi mënyrën për të nderuar këtë kastë aktorësh të teatrit dhe kinematografisë me kontribut të gjatë, disa prej të cilëve që nga filmi i parë shqiptare Tana.