Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës nis në tetor

339

Brenda javës së parë të tetorit do të nisë puna në terren për ndërtimin e segmentit hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH).

Projekti për hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës ka një vlerë investimi prej 90.45 milionë euro dhe investimi do të përfundojë brenda 24 muajve.

Sipas këtij projekti, aksi Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë.