Ndërtimi i veprës hidrike Bovillë-Yzberisht, vijojnë punimet me ritme të shpejta

106

Ujësjellësi i Tiranës vijon punën për ndërtimin e linjës së transmetimit nga impianti i Bovillës deri në depon e Yzberishtit. Punonjësit po punojnë me ritme të shpejta për ndërtimin e kësaj vepre hidrike.

Linja direkte e furnizimit nga Bovilla për në Yzberisht bëhet realitet me anë të punës së palodhur të teknikëve të ujësjellësit të Tiranës, gjatë këesaj kohe.

Dyfishimi i impiantit të Bovillës dhe linja e dedikuar e transmetimit Bovillë-Yzberisht pritet të zgjidhi përfundimisht furnizimin me ujë në Unazën e Re, Kashar, Mëzez, Misto Mame e Kodër Kamëz.