Ndërtohet argjinatura mbrojtëse në Juban, shmang rrezikun e përmbytjeve nga Drini

2

Në fshatin Juban është drejt përfundimit argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky investim, që zgjidh rrezikun e gërryerjes së tokave në këtë zonë.

Rama theksoi se ky investim shmang rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në Njësinë Administrative Guri i Zi.

Drini është lumi më i gjatë jo vetëm i vendit tonë, por edhe i Ballkanit Perëndimor me një sipërfaqe të përgjithshme të pellgut ujëmbledhës prej 14173 km2 dhe gjatësi 285 km.
Ky lumë formohet nga bashkimi i Drinit të Zi, i cili buron nga Liqeni i Ohrit, në një kuotë 694 m, duke përshkuar një rrugë 40 km jashtë territorit të vendit tonë.
Nga ana tjetër, Drini i Bardhë buron në malësinë e Zhbelit, në trajtën e një burimi karstik, dhe pasi merr me vete edhe disa lumenj te rangut më të ulët si Toplugen, Bistricën e Prizrenit, Erenikun etj derdhet në liqenin e Fierzës, duke përshkruar një rrugë me gjatësi rreth 136 km.
/ata.gov.al