Ndihma për gratë, qendër grumbullimi të produkteve bujqësore në Pukë

17

Bashkia e Pukës me një investim prej 80 mijë USD do të ketë qendrën e vetë të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore.

Ajo është përzgjedhur ndër tre bashkitë e Shqipërisë (Puka, Elbasani dhe Kolonja).

Në këtë kuadër bashkia Pukë do të ndërtojë qendrën e vet të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore, duke ndihmuar gratë e zonave rurale, por njëkohësisht dhe duke eliminuar një tjetër gërmadhë në hyrje të qytetit.

Ky projekt implementohet nga UN Women në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me mbështetjen e qeverisë italiane.