Ndihmë juridike falas, 11 juristë iu përgjigjen qytetarëve online. Ja adresa

31

Ministria e Drejtësisë, për të garantuar vazhdueshmërinë dhe fuqizimin e aksesit të qytetarëve në drejtësi, do të vijojë ofrimin e ndihmës juridike falas edhe përmes platformës online.

Kjo nismë vjen në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe masës së distancimit social, për shkak të pandemisë COVID-19. Për të realizuar aplikimin hyni në faqen e internetit Juristionline.al. Plotësini formularin online, ku mund të adresoni pyetjet për çështje civile, familjare, administrative dhe penale, por edhe mbi të gjithë legjislacionin e miratuar në kuadër të parandalimit të hpërhapjes së  virusit COVID-19.

Një nga 11 juristët e angazhuar në këtë platformë do të kthejë përgjigje nëpërmjet adresës së e-mailit, ose numrit të kontaktit, të dhënat janë konfidenciale. Kjo inciativë e marrë nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë për t’i garantuar ndihmë juridike çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë.