Ndriçim i ri në Bulevard, Rrugën e Dibrës si dhe rrugën ”Aleksandër Moisiu”

254

Pavarësisht fundjavës, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për ndriçimin e rrugëve në kryeqytet të cilat kishin pësuar dëmtime.

Ekipet e riparimit kanë rikthyer ndriçimin e plotë në rrugë të ndryshme, sikurse është Bulevardi kryesor në kryeqytet, Rruga e Dibrës si dhe rruga “Aleksandër Moisiu”. 

Përveç ndërrimit të llambave, ekipet në disa raste kanë ndërhyrë dhe për zëvendësimin e shtyllave të cilat ishin dëmtuar  si pasojë e aksidenteve automobilistike apo të ndërhyrjeve të qytetarëve të papërgjegjshëm.

Krahas rikualifikimit të disa blloqeve të banimit, rikonstruksionit të të gjitha çerdheve dhe kopshteve, apo edhe investimi për rikonstruksionin e plotë të Rrugës së Dibrës, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar rëndësi edhe elementëve të tjerë që përmirësojnë jetën urbane, por edhe që rrisin sigurinë e banorëve, siç është edhe ndriçimi i rrugëve.