Ndriçim LED edhe në ‘Vasil Shanto’, më pak shpenzime e më miqësorë me natyrën

110

Sot, 80 për qind e rrugëve të kryeqytetit janë të ndriçuara, por një pjesë e mirë e tyre janë pajisur me teknologjinë LED të ndriçimit, ekonomik dhe mbi të gjitha miqësor me natyrën.

Një prej lagjeve që ka përfituar nga investimet është edhe blloku “Vasil Shanto” në Njësinë nr.5, ku jo vetëm u bë riparimi i shtyllave ekzistuese, por edhe u vendos ndriçimi LED. 

Dritat LED përveçse do të kursejë energji elektrike deri në 65 për qind dhe do të rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.