Ndriçim LED në Bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan d’Ark” në Tiranë

30

Në disa rrugë të Tiranës ka nisur vendosja e ndriçimit Led. I tillë është dhe ndriçimi i vendosur së fundmi në Bulevardin “Bajram Curri” dhe në bulevardin “Zhan d’Ark”.

Kjo është një masë në kuadër të kujdesit të shtuar për sigurinë e pedaluesve, këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Ndërkaq, llampat LED përdorin shumë më pak energji sesa ndriçuesit inkandeshentë apo fluoreshentë. Në fakt, ata përdorin 75% më pak energji sesa ndriçuesit inkandeshentë. Përveç kursimit në faturën tuaj të energjisë, LED-të kanë një jetëgjatësi shumë herë më të lartë.