Në aksin e shëtitores “Osumi” në Berat vijon puna për zbatimin e ndriçimit publik efiçent.
Po vendosen linjat e reja, shtyllat dhe ndriçuesit me teknologjinë më të fundit LED, të cilat janë dhe dekorative për zonën historike.
Investimi bën të mundur kursimin e energjisë së rrjetit të ndriçimit publik, por edhe përmirësimin e imazhit të qytetit.
Shtyllat e reja i rrinë përshtat arkitekturës të zonës së mbrojtur.
Projekti Smart Energy financohet nga qeveria zvicerane, me bashkëfinancim të bashkisë Berat.
/ata.gov.al