Ndryshimi i klimës, 4 këshilla si të kuroni gripin në kushte shtëpie

175

Gripi është dhe viroza më e përhapur në këto ditë të ftohta. Ndryshimi i klimës është dhe një ndër shkaqet kryesore që ndikon në shfaqjen e gripit tek ne.

Një rëndësi të veçantë gjatë kësaj periudhë ka mënyra se si ushqehemi, gjithashtu më poshtë do ju japim disa këshilla se si ta kaloni gripin në kushte shtëpie.

Për ta përshpejtuar shërimin

Copëtoni imët pak hudhër (1/4 e gotës) dhe e përzieni me një lëng të freskët të domates. Pasi ta keni konsumuar, ftohja shpejt do të fillojë të tërhiqet.

Kundër kollës

Nëse keni probleme me kollën e fortë gjatë ftohjes, përzieni pak spec të kuq pikant me një lugë mjaltë dhe e konsumoni, më së miri në lukth të thatë. Edhe mjalti me kanellë ndihmon.

Si ta shëroni gripin

A dëshironi që ftohja apo gripi sa më shpejt të kalojnë, provoni ekstraktet e gjetheve të ullinjve. Kjo i vret viruset.

Për forcim të imunitetit

Në mënyrë që të shmangni në tërësi ftohje dhe gripin, duhet ta forconi imunitetin në mënyrë që organizmi të mbrohet nga viruset. Për forcimin e imunitetit pini shumë çaj me limon dhe mjaltë, e ekspertët sugjerojnë çajin e bardhë, i cili është i pasur me antioksidues. Ndihmon edhe çaji i gjelbër