Ndryshojnë oraret e shërbimeve, ja rregullat e reja nga e hëna

247

Nga e hëna, 13 prill do të fillojë zgjatja e fashës orare dhe autorizimet për leje-dalje në pazar do të jenë 90 minuta:

? NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI?

? NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA?

“Do të zgjerojmë duke nisur nga e hëna fashën orare të shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare, deri në orën 17.30. Do të zgjerojmë brenda javës së ardhshme (nëse kurba e infeksionit do të qëndrojë në trendin aktual) mundësinë e lëvizjes me automjet privat të atyre që punojnë në hapësirën e lejuar të aktivitetit ekonomik,” deklaroi kryeministri.