Në 6 muajt e fundit, mbi 2 milionë turistë hynë në Shqipëri

26

Sipas statistikave, në 6 mujorin e fundit janë regjistruar 2.13 milionë qytetarë nga e gjithë bota, të cilët kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, ose 11.3% më tepër, krahasuar me vitin 2018.

Nga kjo shifër janë deklaruar se 817,009 persona, 40% më tepër se në vitin 2018, të cilët janë turistë të huaj, nga vende të ndryshme të botës.

Muaji që shënoi rritje ishte ai i qershorit, ku u regjistruan 630,334 të huaj, të ardhur në Shqipëri, ose 27% më tepër krahasuar me muajin qershor, të vitit 2018. Nga kjo shifër 57% e tyre u deklaruan turistë dhe në krahasim me muajin qershor, të vitit 2018 ka pasur një rritje me 44%