“Në fshat 2” nis zbatimin në katër fshatra

13

Projekti novator NëFshat2 ka nisur zbatimin në fshatrat e bukura të Zogaj, Rabdisht, Boboshticë dhe Nepravishtë.

Projekt ka si synim përfshirjen e të rinjve në zhvillimin e praktikave të punës nëpër fshatra, me qëllim dhënien e kontributit të tyre me ide në krijimin e modeleve të fshatrave turistikë shqiptarë.

Në kuadër të kësaj nisme katër ekipe, të përbërë nga 24 studentë të pasionuar, janë vendosur të bashkëpunojnë ngushtë me komunitetet lokale për të krijuar së bashku dhe për t’i fuqizuar ata të zhvillojnë produkte inovative turistike që shfaqin kulturën dhe trashëgiminë e tyre unike.

Ky projekt u jep mundësinë studentëve të qëndrojnë dhe punojnë dy javë nëpër fshatra, për të vënë në praktikë njohuritë e shkollimit dhe për të krijuar përvoja unike në eksplorim të zonave të ndryshme rurale të Shqipërisë.

/ata.gov.al