Në janar-mars, Shqipëria eksportoi në Itali 21.7 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Rritje me 2.3 miliardë lekë

21

Shqipëria ka eksportuar këtë vit në Itali tekstile dhe këpucë në vlerë 21.7 miliardë lekë. Krahasuar me vitin e kaluar, rezulton një rritje me 2.3 miliardë lekë.

Ndërkohë, në Kosovë Shqipëria ka eksportuar 53 milionë lekë nga ky grupmallrash, në Spanjë 117 milionë lekë ndërsa në Greqi 1.2 miliardë lekë duke mos njohur ndryshime nga e njëjta periudhë e një viti më pare.