Në Korçë, bashkë me pranverën vijnë edhe turistët e shumtë

69

Korça mbetet një prej destinacioneve turistike më të rëndësishme në vendin tonë. Në çdo stinë, turistë të shumtë i drejtohen qytetit juglindor dhe rrethinave të saj, për të shijuar fundjavat e tyre të ndërthurura mes turizmit historik, kulturor, por edhe gjelbërimit.

Pas një dimri të gjatë, pranvera ia ka shumëfishuar vizitorët qytetit të Korçës, të cilët vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe turistë nga jashtë saj.

Çdo ditë e më tepër, në Korçë, Dardhë e Voskopojë janë duke u shtuar bujtinat. 20% më shumë shtretër do të presin këtë sezon turistik, vizitorët nga vendi, por edhe turistët nga jashtë tij, për t’iu ofruar atyre mikpritjen korçare me tradita, kulinari, por edhe elementë të tjerë historikë e kulturorë, të cilët i bëjnë pushimet e tyre edhe më të veçanta.