Në korrik nisin punimet për linjen e trenin Tiranë-Durrës-Rinas, sa pritet të jetë bileta

266

Punimet për rehabilitimet e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e linjës s re drejt Rinasit parashikohet të nisin brenda muajit korrik. Aktualisht po vlerësohen ofertat teknike dhe ato ekonomike të 6 kompanive ndërkombëtare që janë në garë për këtë vepër infarstrukturore.

Kosto totale këtij projekti kap vlerën e 90 mln eurove, nga të cilat 36 mln euro janë hua e BERZH dhe 35.4 mln euro grant i Bashkimit Evropian. Ndërkohë që, qeveria shqiptare duhet të financojë vlerën  TVSH-së, që arrin në 16 mln euro.

Çmimi i biletës do të përcaktohet pas nisjes së operimit të veprës, që mund të jetë nga shteti apo nga privati, por qeveria do të synojë  që ajo të jetë në vlerën 1.5 euro.