Në një javë, 55 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri nga Rinasi

24

Policia Kufitare e Rinasit, ka marr masa për përballimin e fluksit në hyrje dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë javës së fundit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve.

Prej datës 23 dhjetor e deri sot kanë hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit mbi 55 mijë qytetarë. Në kuadër të marrjes së masave për përballimin dhe menaxhimin e fluksit gjatë festave, nga ana e Komisariatit Rinas, në zbatim të planit të masave të DPPSH, janë shtuar dhe masat e sigurisë, duke rritur dhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë, si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Policia Kufitare ka marrë masa për përballimin e fluksit edhe në dalje, në ditët e para të vitit të ri, si dhe për një kontroll sa më efikas në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.