Nisma për reduktimin e qeseve plastike ka filluar të japë efektet e para.
Në disa prej rrjeteve të supermarketeve në vend llogaritet se vetëm përgjatë një muaji është ulur me 4 herë përdorimi i qeseve plastike.
Ndërkohë, Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë një fushatë promovuese, duke shkuar afër konsumatorëve dhe duke shpjeguar ndikimin në mjedis të kësaj nisme.