Në Shijak, fabrika e re që çon ëmbëlsira nga Franca në Kuvajt dhe nga Italia në Arabinë Saudite

136

Në Shijak, gjendet një prej bizneseve më të suksesshme, fabrika e re të kompanisë “Insifa”.

Një sipërmarrje familjare prodhimi ëmbëlsirash, që ka çarë në tregjet e huaja me shumë sukses, nga Franca në Kuvajt, nga Italia në Arabinë Saudite e padyshim në krejt rajonin dhe Europën Qendrore.

Kjo kompani eksporton në të gjithë rajonin dhe në mbi 14 vende të botës, dhe ka një kapacitet prodhimi ëmbëlsirash më shumë se 20 ton në ditë.

Fabrika “Insifa” ka 100 të punësuar dhe edhe pse në kohë pandemie është zgjeruar me fabrikë të re dhe ka 4-fishuar prodhimin.

Me një teknologji të fjalës së fundit, të vitit 2020, kjo kompani ka disa linja prodhimi për mbi 176 produkte.