Disa ditë më pare, stafi i Radio 7 inicjoi fushatën solidarizuese “Në shkollë sot me çantën plot”. Qëllimi i kësaj fushate ishte dhurimi i artikujve shkollor për fëmijët me pamundësi ekonomike.
Falë sensibilizimit që stafi i Radio 7 ka bërë gjatë këtyre ditëve, kjo fushatë rezultoi e suksesshme pasi arriti të gëzonte 104 fëmijë, të cilët u pajisen me të gjithë aksesorët shkollor.
Nxënësit janë nga zona të ndryshme të Tiranës, secili me një histori ndryshe e nevoja të veçanta.
Gjatë fundjavës stafi ka qenë në Selitë, Paskuqan, Bregu i Lumit, Zallmner, Kamëz, Prush, Kombinat, Vlashaj, Yzberisht ku dhe kanë shpërndarë artikujt skollor për fëmijët.
Stafi i Radio 7 dhe fëmijët që përfituan nga kjo fushatë, falenderojnë të gjithë ata që dhuruan.