Për të ulur papunësinë tek të rinjtë, në vitin 2023 çdo të riu do i ofrohet një punë, arsimim i vazhdueshëm apo praktikë profesionale brenda 4 muajve nga regjistrimi në zyrën e punës.
Kjo është cilësuar si garanci rinore në projektligjin më të ri për ‘nxitjen e punësimit’ të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si pjesë e iniciativës së BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Ky projektligj parashikon edhe një pagesë për të rinjtë që zgjedhin një trajnim profesional.
Për ekspertin e punësimit që papunësia tek të rinjtë të ulet, vëmendja duhet çuar edhe tek këshillimi i karrierës, përmes identifikimit të prirjeve dhe talenteve.
“Që në klasën e 6-të apo të 7-të një i ri do duhet të kuptojë se ku i ka prirjet e zhvilluara, të marrë sinjalet e para me qëllim që të ketë mbështetjen dhe të fitojë pavarësinë përgjatë arsimit të mesëm dhe të ketë një profeison të kompletuar e të jetë i qartë për profesionin e nesërm”.
Për nxitjen e punësimit ne vitin 2023 është parashikuar një fond prej 3.4 miliardë Lekësh.