Nënë Haxhireja, 80 vjeç, nga Durrësi mposht koronavirusin dhe del nga spitali

23

Një 80 vjeçare nga Durrësi, e shtruar në spital me koronavirus, e mundi sëmundjen dhe u shërua. Lajmin e dha ministria e Shëndetësisë, e cila publikoi një foto të gruas dhe falënderoi ekipin e mjekëve të Spitalit Infektiv.

“Shërohet Nënë Haxhireja, 80 vjeç, nga Durrësi. Faleminderit ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, QSUT, në luftë me Covid-19”.

Fatmirësisht Shqipëria ka një trend në ulje të të infektuarve.