Nëntë arsye pse kafja është e mirë për ju, cilat janë përfitimet shëndetësore

6

Është e vërtetë se ka diçka tepër qetësuese gjatë konsumit të një filxhani kafeje dhe shumë njerëz as nuk e imagjinojnë dot që të kalojnë ditën pa pirë të paktën një filxhan. Por a është e mirë pirja e kafesë? Studime të shumta kanë treguar se kjo pije kaq e preferuar në mbarë botën, është e mbushur me substanca që mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër Alzheimerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ajo përmban gjithashtu antioksidantë dhe substanca të tjera që mund të zvogëlojnë inflamacionin e brendshëm dhe të mbrojnë kundër disa sëmundjeve.

Për më tepër AgroWeb.prg rendit për ju 9 arsye që tregojnë pse kafja është një pije e shëndetshme, gjithmonë nëse nuk e teproni.

Përtej rritjes së energjisë, mënyrat se si kafeja mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tuaj janë:

Mund të jetoni më gjatë

Studimet e fundit zbuluan se ata që pinë kafe janë më të mbrojtur nga sëmundjet koronare të zemrës, goditjet në tru, diabeti dhe sëmundjet e veshkave.

Trupi juaj mund të përpunojë më mirë glukozën (ose sheqerin).

Kjo është teoria që fshihet pas studimeve që zbuluan se njerëzit që pinë më shumë kafe kanë më pak gjasa të preken nga diabeti i tipit 2.

Zemra juaj ka mundësi të jetë më e fortë

Konsumi i një deri në dy filxhanë kafeje në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e dobësimit të zemrës.

Ju keni më pak gjasa të zhvilloni sëmundjen e Parkinsonit

Kafeina jo vetëm që lidhet me një shans më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit, por gjithashtu mund të ndihmojë ata me këtë gjendje të kontrollojnë më mirë lëvizjet e tyre.

Mëlçia juaj do të jetë më e shëndetshme

Hulumtimet tregojnë se ata që pinë kafe kanë më shumë gjasa të kenë një shëndet më të mirë të mëlçisë sesa njerëzit që nuk pinë kafe.

ADN-ja juaj do të jetë më e fortë

Kafeja e pjekur shumë zvogëlon dëmtimet në ADN, të cilat ndodhin natyrshëm, por që mund të çojnë në kancer ose tumore nëse nuk riparohen nga qelizat tuaja.

Shanset për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë do të ulen shumë

Studiuesit zbuluan se konsumuesit e kafesë, kishin 26 % më pak gjasa të zhvillonin kancer kolorektal.

Ju mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Konsumi i dy filxhanëve kafe në ditë mund të sigurojë mbrojtje të konsiderueshme kundër zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

Mundësitë që të pësoni një goditje në tru ulen

Për gratë, pirja e të paktën një filxhan kafe në ditë shoqërohet me ulje të rrezikut të goditjes në tru.