Nëse iu pëlqen një libër nga këto “shtëpia” të vogla, merreni dhe lexojeni (FOTOT)

17

Në rrugët e qytetit të Sarandës dhe Ksamilit janë vendosur biblioteka me libra, ku të rinjtë dhe lexues të çdo moshe mund të marrin një libër dhe ta këmbejnë me një libër të tyrin.

Nëse Saranda dhe Ksamili janë destinacionet tuaja këtë verë, bëni një ndalesë pranë bibliotekave të lira në shëtitore, ku mes rafteve mund të gjeni edhe librin tuaj të preferuar.

Si funksionon “Biblitoteka në Natyrë”?

Të rinjtë ose lexuesit e çdo moshe nëse shikojnë një libër që dëshirojnë ta lexojnë mund të marrin. Pasi mbarojnë së lexuari librin ta kthejnë përsëri dhe nëse mendojnë që kanë një libër që duhet ta lexojnë edhe të tjerët, ta ndajnë atë.

Në fund pasi ta lexojnë librin të shkruajnë një mesazh për lexuesin pasardhës.