Nesër vijnë 38,400 doza vaksine të AstraZeneca, fillon vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve

47

Nesër pritet të vijnë në Shqipëri 38 400 vaksinat e para nga AstraZeneca, pjesë e mekanizimit të Covax.

Sipas planit kombëtar të vaksinimit, me mbërritjen e vaksinave do të fillojë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve dhe do të vijojë me vaksinimi i grupmoshës moshës +80 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare, deri sot janë kryer mbi 21 mijë vaksinime dhe shumë shpejt do të përmbyllet dhe vaksinimi i personelit shëndetësor.

Gjatë muajit prill do të vijnë rreth 68 mijë doza të Astrazeneca dhe në maj do të jenë në total 120 mijë doza sipas fazave dhe kalendarit të planifikuar.