Nexhmije Pagarusha, promovohet libri për jetën dhe veprën e Bilbilit të Kosovës

33

Porsi një mozaik, monografia e botuar për bilbilin e Kosovës, pasqyron jetën dhe veprën e saj.

Monografia e Nexhmije Pagarushës përbëhet nga 13 kapituj. Rrëfimet e saj personale janë boshti i monografisë, të cilat plotësohen me rrëfimet e bashkëpunëtorëve, familjarëve e miqve që i qëndruan afër përgjatë 86 viteve të jetës.

Autorët e përshkrimit, Elvira Berisha dhe Shaban Maxharraj tregojnë se ajo gjeti forcën për të bashkëpunuar në periudhë të rëndë të gjendjes shëndetësore. Një ndër bashkëpunëtoret e saj, i pranishëm në promovim, Zhani Ciko kujton momentet kur Zonja Pagarusha ngjiti skenën për herë të parë në Shqipëri.

Vetë Nexhmija nuk arriti të jetë e pranishme në promovimin e monografisë për të, por mysafirët ashtu sikur çdo herë kur ajo ngjitej në skenë përcollën duartrokitjet më të përzemërta.