Nga 1 dhjetori i këtij viti, ulet çmimi i bisedave telefonike me 17%

364

Prej 1 dhjetorit tre kompanitë e telefonisë celulare në Shqipëri, duhet të ulin me 17 përqind çmimin e bisedave telefonike mes tyre. Vendimi për këtë është dhënë nga AKEP.

E ndërsa sektori i telefonisë celulare në vend është përfshirë në zhvillime që mund të çojnë në ndërrimin e pronësisë të kompanisë së dytë më të madhe në vend Telekom Albania, AKEP ka ndërhyrë në këtë treg duke ulur tarifat e thirrjeve telefonike mes operatorëve.

Nga 1 dhjetori i këtij viti çmimet do të ulet me 17 %.

Ndërkohë nga dhjetori i vitit të ardhshëm këto tarifat për këto thirrje do të ulen me 9% të tjera. Sipas AKEP këto reduktime do të çojnë edhe në uljen e çmimeve të thirrjeve telefonike për konsumatorët shqiptarë.