Nga 1 janari, mbrojtje e veçantë nga shteti për gratë me 3 e më shumë fëmijë

21

Nga 1 janari 2023 ka nisur programi i mbrojtjes së veçantë nga shteti për gratë e papuna me tre e më shumë fëmijë deri në 18 vjeç.

Duke u regjistruar në platformën e-Albania, nënat me tre e më shumë fëmijë mund të aplikojnë në programin për mbështetjen nga shteti të pagesave të kontributeve shëndetësore dhe shoqërore.

Buxheti 2023 financon politikën e re, të mbështetur nga nisma e Këshillimit Kombëtar, për mbështetjen e grave të papuna me 3 dhe më shumë fëmijë.

Ky program financohet në vlerën 600 milionë lekë dhe mbështet çdo grua me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç, të papuna, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë/muaj, duke subvencionuar nga shteti masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, si një mbështetje direkte për kujdesin në 5 vitet e para të fëmijës