Nga 1 prilli pensionet rriten me 2.8%. Ja kategoritë që përfitojnë

110

Duke filluar nga data 1 prill të këtij viti, pensionistëve në vendi iu lind e drejta të përfitojnë një rritje pensioni prej 2.8%, bazuar në vendimin më të fundit të qeverisë.

Rritjen do e përfitojnë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, familjar, ushtarakët, minatorët, invalidët e luftës, etj,.

Sipas VKM-së, pensionet s’do jenë më pak se 13 753 lekë dhe jo më shumë se 27 506 lekë, ndërsa pensionet e parakohshme, nga data 1 prill s’do jenë më pak se 13 753 lekë.

Kategoritë- Sipas VKM-së, përfitojnë rritje në masën 2.8 për qind të gjitha kategoritë e pensioneve si më poshtë:

Pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë; Pensionet sociale; Shtesat mujore, të përfituara si trajtim i invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar; Pensionet për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut; Shtesat mbi pension; Pensionet e caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji; Trajtimet e veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit; Trajtimet e veçanta financiare të pilotëve fluturues në pension; Trajtimet e veçanta financiare të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension; Trajtimet e veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë;

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë; Trajtimet e veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake; Pensionet suplementare shtetërore të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë; Pensionet suplementare shtetërore të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit; Shpërblimet e caktuara për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashiste të popullit shqiptar; Pensionet shtetërore të posaçme.