Nga 20 euro, Wizz Air nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Stockholm dhe Malmös

83

Kompania ajrore Wizz Air, njoftoi sot vendosjen e avionit të 4-të në bazën e saj në Tiranë dhe se avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA) më datën 28 maj 2021, duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga TIA drejt Malmö-s dhe Stokholm-it, në Suedi.

Sipas njoftimit avioni i katërt i Wizz Air do të operojë gjithashtu me fluturimet për në Ankona, Pescara, Genova dhe Romë Ciampino.

Biletat tashmë janë në shitje në wizzair.com dhe në aplikacionin celular të linjës ajrore me çmime që fillojnë nga 19,99 EUR, shkruhet në njoftim.