Nga e hëna lejohet dalja e vetëm një familjari për të bërë blerjet. Ja dy mënyrat si të merrni leje

431

Nga dita e hënë askush nuk do të dalë dot më në pazar pa marrë lejen në emër të familjes. Nga familja mund të marrë lejen për të dalë për të bërë pazarin vetëm një person, ndërsa këtu përjashtohen të gjithë ata që janë në punë, pasi kanë autorizimin dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Por si mund të merret leja për të dalë nga shtëpia? 

E para përmes portalit e-Albania. Çdo qytetar që disponon një kompjuter ose smartphone mund të hyjnë te e-Albania dhe të bëjnë aplikimin. Por si mund të bëhet.

Procedura është e thjeshtë. Çdo qytetar mund të futet dhe te kategoria shërbimi i familjes te ‘e-Albania’ do të jetë shërbimi ‘leje për dalje’. Pasi të klikojë, aty përcaktohet dita që kërkon lejen për të dalë, ora nga fasha 05:00-13:00 (vetëm një orë), certifikata e familjes, pasi lejohet vetëm një anëtar, ndërsa më pas vendoset numri i telefonit ose email, ku do që të vijë njoftimi. Më pas ju vjen emaili ose SMS-ja në telefon e konfirmimit. Por ka edhe një rrugë tjetër për të marrë lejen për të gjithë ata që nuk kanë kompjuter në shtëpi apo smartphone, por telefona të thjeshtë.

E ndërsa rruga e parë për marrjen e lejes ishte automatike dhe shumë e thjeshtë, opsioni i dytë ende nuk është vendosur në dispozicion dhe do të kërkojë kohë përtej së hënës. Për këtë kategori do të jepet një numër i gjelbër 55155 dhe aplikimi mund të bëhet në të njëjtën mënyrë si për parkim. Vendoset numri i kartës së identitetit, vendi bosh dhe ora. Pas miratimit, SMS vjen në celular dhe mund të kontrollohet nga polica. Por duke qenë se opsioni i dytë për marrjen e lejes kërkon pak kohë, pasi kryeministri tha se janë duke folur ende me kompanitë celulare, i këshilloi të gjithë ata që nuk kanë mundësi të marrin lejen përmes ‘e-Albania’ të furnizohen nesër.