Nga Lezha në Europë – Fruta dhe Perime të Konservuara nga Amarilto SHPK

3

Amarilto SHPK ka filluar aktivitetin e tij në vitin 1992 si një biznes familjar i drejtuar nga Z. Arben Malshi. Biznesi operon në një zonë rurale të qytetit të Lezhës dhe është fokusuar në konservimin e fruta perimeve duke ofruar produkte me cilësi të lartë të orientuar per konsumatorin. Kjo kompani konsiderohet lider në industrinë shqiptare të perpunimit te fruta perimeve me një kapacitet prodhues më shumë se 1200 tonë në vit.

Produkte Shqiptare, Tregje Europiane

Për sa i përket tregtisë së produkteve, kompania ka si fokus tregjet e eksportit. Më shumë se 90% e prodhimit të saj shkon për eksport, kryesisht në vendet e BE-së. Amarilto shpk ofron zgjidhje fleksibël me porosi për klientët, duke dëgjuar nevojat e tyre për t’i ndihmuar ata të maksimizojnë shitjet e tyre. Ekipi i kontrollit të cilësisë ka përvojë të gjerë në industrinë e perpunimit te fruta peimeve duke kontrolluar të gjitha fazat e prodhimit, nga kultivimi, përpunimi deri në krijimin e produktit përfundimtar.

Aktualisht, numri i punonjësve që punojnë në kompani është nëntëmbëdhjetë persona. Gjithashtu, kompania po zhvillon kapacitetet e saj dhe po krijon vende të reja pune për popullatën vendase.

Kompania ka në fokus të arrijë standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore duke vënë në zbatim standarde ndërkombëtare. Me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Zhvillimin Ekonomik, Qeverisjen dhe Rritjen e Ndërmarrjeve, Creative Business Solutions – CBS asistoi kompaninë për zbatimin e sistemit të sigurisë ushqimore dhe Amarilto SHPK, u certifikua me sukses sipas ISO 22000 : 2018.

Ky certifikim jo vetëm që tregon vullnetin e kompania për të përmbushur kërkesat e klientëve të saj për produkte cilësore dhe të sigurta, por edhe është një mjet shumë i mirë që ata të zgjerohen në tregje të reja.

Amarilto SHPK vijon aktivitetin e saj tregëtar edhe në platformën e tregëtisë online AgroTrade, si dhe në faqen zyrtare në facebook Armarilto SHPK.

/ata.gov.al