Mbi 50 vjet pasi Concorde u ngrit për herë të parë në qiell, një avion krejtësisht i ri supersonik po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë. Start up-i me bazë në Denver, Boom Supersonic njoftoi se do të nxjerrë XB-1, një prototip i parë i avionit të tij të ardhshëm komercial supersonik Overture. Fluturimet e provës nisin në 2021.
Lëvizja do të ndihmojë t`i hapet rruga fluturimeve të para komerciale supersonike që prej kohës kur avioni legjendar Concorde bëri fluturimin e fundit në 2003.”XB-1 është hapi i parë për të rikthyer udhëtimin supersonik në botë,” tha Blake Scholl, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i CEO i Boom Supersonic.
“Fluturimet me dyfishin e shpejtësisë do të thonë se ne mund të udhëtojmë më shpejt dhe më larg, duke afruar më shumë njerëzit dhe kulturat”, shtoi ai.
Sipas Scholl, qëllimi i XB-1 është të demonstrojë dhe testojë “teknologjitë kryesore” për Overture, siç është ndërtimi i avancuar i fibrave të karbonit dhe aerodinamika me efikasitet të lartë kompjuterik. Kompania publikoi gjithashtu imazhe të avionit eksperimental, të përshkruar si “si avioni më I shpejtë privat i ndërtuar ndonjëherë në histori”, ndërsa konsiderohet dhe i sigurt për ambientin dhe “ekonomikisht i qëndrueshëm”.