Nga maji, Kukës – Zvicër, Gjermani, Austri me vetëm 19 euro

30

Qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj do të kenë mundësi të udhëtojnë nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit në drejtim të Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë, nga muaji maj me 19 euro.

Pas testimeve të suksesshme kompania “WizzAir” uli sot avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

Nga sot kompania është e vendosur edhe në Kukës dhe fillon me prenotimet për 4 destinacionet e para, nga 2 herë në javë dhe të cilat nga maji do të jenë destinacione të vijueshme, jo thjesht për sezonin.