Nga nesër, 50 përqind më shumë internet falas! Zgjat 5 javë

253

Duke nisur nga dita e nesërme, kompanitë telefonike do të ofrojnë 50 % më shumë internet falas për një periudhë 5 javore.

Lajmi u bë i ditur nga qeveria që bëri me dije se është dakordësuar me kompanitë në mënyrë që krijohen lehtësi në kushtet kur shërbimi i internetit po përdoret maksimalisht si për ofrimin e shërbimeve publike por edhe përdorime të tjera në kushtet e karantinimit.

kompanitë telefonike dhe ato të internetit do të ofrojnë akses falas në internet për përdorimin e shërbimeve publike dhe në çdo platformë edukative  vendase.

-50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore

-Akses falas në internet në çdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim.

-Për abonentë me kontratë të fiksit për akses në platforma edukative për fëmijë të çdo moshë 60% më lirë se oferta normale.

-Njëra kompani ofron zgjatje të ofertave për internet fiks dhe televizor.

-Çdo paketë që do të blihet do ketë ofertat e sipërpërmendura