Nga sot, fermerët shqiptarë përfitojnë 30 mijë lekë për çdo hektarë tokë që e mbjellin me grurë

18

Kultivuesit e grurit më sipërfaqe mbi 1 ha  do të përfitojnë një mbështetje prej 30.000 lekësh për ha. Thirrje e re e Skemës Kombëtare për fermerët e drithërave do të jetë e hapur nga data 1-23 shtator.

Subvencionimi i grurit, ka për qellim të shtojë sipërfaqet e mbjella me drithëra. Prodhimi vendas jo vetëm që rrit të ardhurat e bujkut, por gjithashtu rrit dhe ofertën duke i bërë cmimet në furrat e bukës më konkuruese.

Secili fermer mund ta realizojë aplikimin në mënyrë individuale nëpërmjet një aparati celular smart, ose në rast vështirësie të gjithë fermerët mund të paraqite tek zyrat e agropikave.