Nga sot në e-Albania mund të merrni leje-dalje edhe për arsye shëndetësore

76

Nëpërmjet portalit e-Albania tani qytetarët mund të marrin leje dalje edhe për arsye shëndetësore.

Qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën dhe mund të shoqërohet vetëm nga një person tjetër. Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi.

Procedura në e-Albania:

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje për dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë datën, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.