Nga sot, shqiptarët mund të lëvizin në Europë me pasaportën dixhitale të vaksinimit

21

Prej sot, shqiptarët janë të lirë të lëvizin lirisht në Evropë me pasaportën dixhitale të vaksinimit.

Bashkimi Evropian miratoi sot vendimet ekuivalente për certifikatën dixhitale Covid-19 edhe për Shqipërinë.

Certifikata do të ketë të njëjtën pamje që ka pasur deri tani, por do të ndryshojë kodi QR në përmbajtje të saj, i cili nga ky moment është i formatuar dhe i firmosur elektronikisht sipas standardeve të vendosura nga BE së fundmi.
“Për këtë arsye, të gjithë ju që jeni pajisur me certifikatë vaksinimi përpara ditës së sotme, jeni të lutur ta shkarkoni atë edhe një herë. Lehtësisht mund ta printoni ose ta ruani në celularin tuaj certifikatën për ta paraqitur në çdo moment që ju kërkohet”, njoftuan autoritetet.
Në Shqipëri, mbi 700 mijë qytetarë kanë marrë plotësisht të dy dozat e vaksinës që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh”.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,982,130 vaksina antikovid.