Ngjarja që ndryshoi botën/ A e dini se cila ishte makina e parë në histori (FOTOT)

26

Ishte një shpikje që ndryshoi përgjithmonë botën, mënyrën sesi njerëzit do të lidheshin me njëri-tjetrin dhe fillimi i një epoke që revolucionoi transportin tokësor. 135 vite më parë, më 29 janar 1886, Carl Benz pantetoi makinën e tij të parë, e cila vlerësohet gjerësisht edhe si makina e pare në historinë e automobilizmit. Jo më kot, data kujtohet si ditëlindja e makinave.

Në fakt, makina “Benz Patent-Motorwagen” u ndërtua në viti 1895, por regjistrimi i saj pranë autoriteteve gjermane ndodhi një vit më vonë. Ishte mjeti i parë i lëvizshëm me motor me djegie të brendshme. Në atë kohë, kosto e makinës ishte 600 Marka Gjermane Perandorake, rreth 150 dollarë amerikanë të kohës (ose 4268 dollarë, përshtatur me normën e sotme të inflacionit).

Makina do të prezantohej për publikun e gjerë më 3 korrik 1886, dhe nga ai vit, deri në vitin 1893, u ndërtuan 25 makina të tilla.

Mjeti mbetet i paprekur edhe sot dhe mirëmbahet në Muzeun e Mercedes Benz.