“Nieuw Statendam” me 2497 turistë në Sarandë

18

Në Sarandë ka mbërritur për herë të parë kroçera “Nieuw Statendam”.

Kroçera e mbërritur pasditen e djeshme ka 2497 turistë në bord, të kombësive të ndryshme, angleze, kanadeze, holandeze etj.

Turistët zbritën sot në port dhe më pas u drejtuan për të vizituar qytetin e lashtë të Butrintit, Gjirokastrën dhe sitet e tjera arkeologjike rreth Sarandës.

Kjo anije përfaqëson kroçerën më të re të kompanisë “Holland American Line”. Ajo është ndërtuar në vitin 2018 ka një gjatësi prej 297 metra dhe gjerësi 34 metra, me një kosto ndërtimi 520 milionë dollarë, ku mund të akomodojë deri në 3214 pasagjerë. Ka 13 kate dhe 1339 kabina.

Saranda vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike.

/ata.gov.al