Nis ‘bashkimi’, hiqen kontrollet e dyfishta në kufirin Shqipëri-Kosovë

111

Hiqen kontrollet e dyfishta në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Qeveria shqiptare ka miratuar nje vendim, i cili lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, sipas parimit një ndalesë – një kontroll.

Tashmë, policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet

Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht evropiane në kufirin Shqipëri – Kosovë

PO.AL