Nis betonimi i këmbëve të urës që lidh lotet 4 dhe 5 të Unazës së Madhe të Tiranës

41

Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës ka filluar betonimi i këmbëve (pilave) të urës me gjatësi 420 metra dhe lartësi që varion nga 8-16 metra.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), përfundimi i kësaj ure do të lidhë lotin 4 me lotin 5.

Paralelisht vazhdon puna për ndërtimin e trasesë së rrugës dhe për rrugët dytësore.

Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës pritet të mbyllen në fund të këtij viti.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 29 kilometrash të gjatë.

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

/ata.gov.al