Procesi i numërimit kryhet në vendet e paracaktuara për këtë qëllim.
Monitorimi në mënyrë sistematike i pelikanëve në vendin tonë, shpërndarja gjeografike dhe dallimi i zonave, për nga numri i popullatave, i shërbejnë në vazhdimësi konceptimit të strategjisë, apo politikave kombëtare për ruajtjen e tyre dhe të habitateve.
Censi i pelikanëve në Shqipëri është realizuar për herë të parë në vitin 2020, në formën e censit kombëtar të pelikanëve, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe realizuar nga punonjësit e AdZM-ve.
Prej 3 vitesh tashmë vijon të realizohet me përgjegjshmëri, e ndjekur nga të gjitha protokollet përkatëse.
Censi i pelikanëve në Shqipëri në 2022 u realizua në 32 pika numërimi, pothuajse në të gjitha zonat e njohura në vend, si frekuentues me folezimin, apo me prezencën e tyre, nga pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) dhe pelikani rozë (Pelecanus onocrotalus).
/ata.gov.al