Nis censusi i shpendëve të ujit në 26 zona të mbrojtura

156

Të dhënat e vitit 2018 treguan se numri i shpendëve të ujit në vendin tonë është rritur ndjeshëm!

Kjo edhe si pasojë e vendimeve të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria në mbrojtje të mjedisit, siç është moratoriumi i gjuetisë.

Censusi i zogjve do të realizohet në datat 11, 12 dhe 13 janar, për tu finalizuar me një pasqyrë të situatës së shpendëve të ujit në vendin tonë, brenda muajit shkurt.

Këtë vit, risi është shtimi i 6 sajteve të reja, të cilat gjithashtu do ti nënshtrohen procesit të monitorimit dhe numërimit të shpendëve.