Nis edicioni i dytë i “Balkan Contemporary Music Festival”

112

Shoqata e Kompozitorëve Shqiptarë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës organizon “Balkan Contemporary Music Festival”. Ky aktivitet synon nxitjen e bashkëpunimit nëpërmjet njohjes mes muzikantëve në rajonin e Ballkanit dhe mbështetjen e një tregu të qëndrueshëm të zhvillimit të muzikës bashkëkohore në rajon.

Festivali edhe në këtë edicion zhvillon idenë fillestare, mbi të cilën është themeluar, pra promovimin e muzikës artistike bashkëkohore të kompozitorëve të vendeve të Ballkanit e në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarë.

Në edicionin e dytë mbahen rreth pesë koncerte. Krijimtaria muzikore shqiptare në këtë festival do të materializohet në dy koncerte. Koncertin me krijimtarinë muzikore të kompozitorit Thoma Gaqi mund ta ndiqni në 13 nëntor, ora 19:00, tek Universiteti i Arteve.